77 aksidente komunikacioni ndodhën në Tetovë në muajin maj

16:47 | 6 Qershor 2018
Arbresh.info

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë bën të ditur se në muajin maj, në rajonin e Tetovës ka patur 77 aksidente komunikacioni, me një të lënduar rëndë, por asnjë vdekje.

Numri i aksidenteve shënon rritje, krahasuar me vitin e kaluar, për të njëjtën periudhë, kur kishte edhe një të vdekur e gjashtë të lënduar rëndë.

43 aksidente kaluan me dëme materiale, kurse 26 të tjera përfunduan me persona të lënduar lehtë. Në 54 raste, aksidentet kanë ndodhur në vendbanime, 17 raste në rrugën Tetovë-Pirok, 14 raste në rrugën Gostivar-Tetovë-Shkup.

Më shumë aksidente ndodhën për shkak të tejkalimit të shpejtësisë. Gjatë kontrolleve të automjeteve janë zbuluar edhe shumë shkelje të tjera./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme