Google ADS

72 të infektuar me koronavirus në Serbi

23:55 | 17 Mars 2020
Trina Galanxhi

7 persona të rinj të infektuar me koronavirus janë regjistruar sot në Serbi.

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se numri i të infektuarve me Cocid-19 ka shkuar në 72, transmeton portal arbresh.info

Janë testuar 39 persona, 7 nga mostrat ishin pozitive dhe 32 ishin negative.

LEXO EDHE: Turqia konfirmon vdekjen e parë nga koronavirusi

Tre persona janë në gjendje më të lehtë dhe janë të izoluar në shtëpi, ndërsa katër të tjerë janë shtruar në spital pa komplikime dhe në një gjendje të përgjithshme të qëndrueshme.

Një total prej 374 personash u testuan në Laboratorin Kombëtar të Referencave të Institutit Torlak në Beograd./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme