Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 629 teste, ndërsa janë regjistruar 70 raste të reja me COVID-19.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (70), janë regjistruar 18 riinfeksione.
Nga MSH njoftojnë se sot janë regjistruar 60 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Gjatë 24 orëve të kaluara nuk është regjistruar asnjë humbje jete. Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga “Termini Im”, nuk është regjistruar asnjë humbje jete.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 343.585, numri i të shëruarve është 333.707, numri i atyre që humbën jetën është 9.551 dhe numri i rasteve aktive është 327.
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida