Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pasditen e djeshme ka arrestuar 31-vjeçarin me iniciale B.K nga Shkupi.
Policia me urdhër paraprak të gjykatës ka kryer bastisje në një shtëpi që po e shfrytëzonte 31-vjeçari.
“Përkatësisht, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Penale Shkup, gjatë bastisjes së një shtëpie në zonën e Gazi Babës, të cilën e ka shfrytëzuar B.K., janë gjetur gjësende që kanë prejardhje nga veprat penale si në vijim: dy laptopë, dokument rrugor i falsifikuar slloven në emër të M.K., patentë shoferi bullgar i falsifikuar në emër të V.V., dy fishekë municion pistoletë, dy peshore digjitale, dy thasë me materie pluhur të bardhë”, thuhet mes tjerash nga MPB Maqedoni.
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...