68 institucionet ende me emra të vjetër

10:39 | 18 Qershor 2019
Arbresh.info

Institucionet nuk po i respektojnë afatet për ndryshimin e tabelave.  Edhe pse qeveria mori vendim që deri në mars të ndryshohen tabelat e institucioneve, këtë nuk e bënë shumë prej tyre.

78 institucione kanë nënshkruar marrëveshje me kompani, por vetëm 10 prej tyre kanë ndryshuar emrin, ndërsa 68 prej tyre ende nuk kanë ndërruar tabelat.

Agjencia për mbështetje të ndërmarrësisë në Republikën e Maqedonisë

Agjencia për emigracion në RM

Agjencia për energjetikë në RM

Këshilli për avancim dhe mbikëqyrje të revizionit në RM

Drejtoria për polici financiare e RM

Drejtoria për punë hidrometeorologjike

Drejtoria doganore e RM

Instituti për standardizim i RM

Prokuroria shtetërore e RM-së

Arkivi shtetërorë i RM-së

Nënkryetari i grupit ndër-resorësh, Tahir Hani pranon se ka ngecje në ndryshimin tabelave të institucioneve, por ai bën me dije se kjo është obligim ligjor që duhen ta respektojnë.

“Në këtë drejtim a ka ngecje, po ka ngecje, por pritet që të përfundohen këto çështje pasi janë obligime kushtetuese dhe obligime ligjore se duhet t’i ndryshojnë. Nga ana tjetër shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të qeverisë ka shpallur tenderin është përzgjedhur firma vazhdon procedura dhe ne presim që të shërbehen këto 78 institucione të cilët kanë bërë marrëveshje”, deklaroi Tahir Hani, nënkryetar i Grupit Ndër-resorësh.

Në pajtueshmëri me amendamentet kushtetuese, janë vendosur tabela nëpër pikat kufitare.  Ndryshimi i dokumenteve, pasaportave, letërnjoftimeve dhe tabelave të veturave  bëhet me skadimin e afateve të dokumenteve, e kjo është paraparë brenda 5 viteve./GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme