65 raste të reja të të prekurve me fruth janë regjistruar gjatë javës së kaluar, tregon raporti javor i Institutit të Shëndetit Publik.
54 prej rasteve janë regjistruar në Shkup, ndërkaq 8 raste janë nga Tetova, 4 nga Gostivari dhe 1 nga Kumanova. 148 raste janë të moshës deri 4 vjeçare ndërkaq 91 persona të moshës mbi 30 vjeç. Numri më i madh i të prekurve janë të pavaksinuar, apo të vaksinuar vetëm me njërën dozë të vaksinës kundër fruthit.
Që nga fillimi i epidemisë e deri më tash numri i të prekurve nga fruthi ka shkuar mbi 300. Ndërkaq mosha e të prekurve që nga epidemia e deri më tash është nga një muaj deri në 56 vjeç. Deri më tash si pasojë e komplikimeve nga fruthi kanë ndërruar jetë tre persona, ndërkaq nëpër qendrat e vaksinimit vazhdon të rrjedh procesi i vaksinimit të fëmijëve parashkollor, ndërkaq vaksinimi i nxënësve po kryhet nëpër shkollat e kryeqytetit. Në Klinikën për sëmundje Infektive në Shkup të shtrirë janë 26 persona, 10 prej të cilëve janë të rritur dhe 16 tjerë fëmijë.
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...