Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.557 testime janë regjistruar 62 raste të reja.
Prej rasteve të reja, në Shkup janë regjistruar 33 raste, Gostivar dhe Strumicë 4, Prilep, Manastir, Kavadar, Ohër dhe Kërçovë 3, Kumanovë 2, Tetovë, Veles, Koçan dhe Kratovë 1.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 245 pacientë të shëruar dhe 14 të tjerë kanë humbur jetën. Prej pacientëve të vdekur, gjashtë janë nga Shkupi, tre nga Tetovë, dy nga Gostivari dhe nga një në Kumanovë, Kërçovë dhe Manastir.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 154.689, ndërsa prej tyre 145.851 janë shëruar dhe 5.211 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 3.636 raste aktive./Telegrafi/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...