Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni tè Veriut informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.257 testime për coronavirus, ndërsa 606 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej rasteve të reja në Shkup janë 238, Manastiri – 63, Koçani – 30, Kavadari – 29, Kumanova dhe Prilepi – nga 28, Shtip -22, Veles – 20, Gjevgjeli – 19, Tetova – 15, Negotina – 12, Kërçovë – 11, Ohër – 10, Kriva Pallanka – 9 , Shën Nikolla, Berova, Dellçeva, Probishtip dhe Demir Hisar – nga 7, Gostivar, Radovish dhe Kratovë – nga 6, Vinicë – 5, Strumicë – 4, Strugë – 3, Resnjë dhe Makedonska Kamenica – 2, Vallandova, Bogdanci dhe Makedonski Brod – nga 1.
MSH informon se në 24 orët e fundit janë vdekur 5 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19, ndërsa në sistemin “Termini im” janë paraqitur edhe tre pacientë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 20.08.2021 deri 04.11.2021.
Kurse Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 320 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoni shkon në 205.022, prej të cilëve 190.266 janë shëruar, ndërsa 7.204 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri sot (5 nëntor) është 7.552.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...