“Më shumë se gjysma e qytetarëve ose 52,3 për qind mendojnë se nuk kanë pse të bisedojnë me Bullgarinë për çështjet e hapura jashtë procesit të eurointegrimeve, ndërsa 42,2 për qind mendojnë se duhet të zgjidhen pa marrë parasysh eurointegrimet”.
Kështu thonë rezultatet nga sondazhi i Qendrës për bashkëpunim ndërkombëtar të Maqedonisë së Veriut dhe Televizionit Telma dedikuar marrëdhënieve në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
Në pyetjen “sipas jush, a duhet Maqedonia e Veriut t’i zgjidhë çështjet e hapura me Bullgarinë pa marrë parasysh procesin e eurointegrimeve? më shumë nga të anketuarit – 52,3 për qind kanë thënë ‘jo, nuk ka pse të bisedohet me Bullgarinë për këto çështje’, 42,2 për qind kanë thënë ‘po, ato çështje duhet të zgjidhen pa marrë parasysh eurointegrimet’, 5,2 për qind kanë thënë ‘nuk e di’, ndërsa 0,3 për qind kanë refuzuar të përgjigjen”.
Sondazhi, gjithashtu, tregon se shumica e të anketuarve (60,7%) vazhdimisht ose në kohë e ndjekin diskutimin, ndërsa për shumicën e qytetarëve (60,4%) burimi më i shpeshtë i informacioneve për këto çështje është televizioni. Një e pesta ose 20.4% informohen nga interneti, ndërsa 16,4% marrin informacione nga rrjetet sociale.
Sondazhi është zbatuar përmes telefonit nga M-prospekt, në periudhën nga 31 tetori deri në 5 nëntor të vitit 2020, në mostrën kombëtare kualifikuese nga 1.000 të anketuar më të vjetër se 18 vjet.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...