Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, mbrëmjen e sotme në komunikimin e radhës mbi gjendjen e koronavirusit, tha se kanë 6 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 18 numrin e përgjithshëm të të prekurve.
Ai tha se sot janë testuar 12 persona të tjerë dhe 6 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.
Një person ka mbërritur mbrëmë në Aeroportin e Shkupit nga Barcelona me temperaturë të lartë dhe është vetparaqitur pranë autoriteteve mjekësore që ndodhen në aeroport, ndërsa 51 pasagjerët e tjerë që ndesheshin në të njëjtin avion me të prekurin janë vetizoluar në shtëpitë e tyre.
Po ashtu 4 persona janë transportuar gjatë ditës së sotme nga spitali i Dibërs drejt Shkupit, duke e çuar në 13 numrin e të shtruarve në Klinikën Infektive të Shkupit, ndërsa 5 pacientë të tjerë ndodhen të shtruar në spitalin e Dibrës dhe janë në gjendje shëndetësore më të qëndrueshme.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...