Koronavirus të konfirmuar ka tek 570 njerëz në vend, nga të cilët 239 janë nga Shkupi. Pas 24 orëve të kaluara, deri dje në orën 15:00 u kumtua për 15 raste të reja dhe tre viktima. Në Klinikën Infektive e humbën jetën një banor 40 vjeçar i Koçanit dhe dy tetovarë – njëri 69 vjeçar dhe një 65 vjeçar. Për parandalimin e përhapjes së infektimit, Qeveria i ashpërsoi masat për lëvizje të kufizuar – nga nesër ora policore do të jetë nga ora 16:00 deri në 05:00 në ditët e punës. Gjatë fundjavës, ndalohet lëvizja për të gjithë qytetarët nga e premtja e orës 16:00 deri në orën 05:00 të hënën në të gjithë territorin e vendit.
Nga dita e djeshme, në klinikën infektive janë hospitalizuar 70 pacientë – dhjetë kanë pasqyrë më të rëndë klinike, tetë janë në ventilim mekanik, ndërsa në SPQ “8 Shtatori” dy janë në respirator, kumtoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e rregullt për shtyp dje pasdite. Nga Klinika dje janë lëshuar katër pacientë, dy testet e tyre të fundit për koronavirus janë negative.
Deri tani koronavirusi është regjistruar tek 18 qytete: Shkupi, Kumanova, Dibra, Shtipi, Prilepi, Tetova, Struga, Velesi, Manastiri, Ohri, Kavadari, Gostivari, Gjevgjelia, Strumica, Kriva Pallanka, Radovishi, Krusheva dhe Koçani.
Spitali në Manastir bëhet qendër rajonale, ashtu që atje transferohen të infektuarit me KOVID-19 që ishin të hospitalizuar në Ohër, ndërsa të gjithë ata janë nga rrethina e Strugës. Në spitalin në Shtip, megjithatë ka katër nga të cilët tre, siç kumtoi ministri, janë me pasqyrë më të lehtë klinike dhe në gjendje stabile shëndetësore.
Sipas statistikës së Institutit për shëndet publik, tek 18 fëmijë deri në moshën nëntë vjeçare është konfirmuar koronavirusi dhe të gjithë kanë pasqyrë të lehtë klinike dhe pa nevojë për hospitalizim më të gjatë.
Pas vdekjes së pacientit më të ri, qytetari 40 vjeçar nga Koçani tek i cili paraprakisht nuk ka pasur sëmundje tjera, ministri FIlipçe tha se edhe pse qytetarët më të rritur më shumë i nënshtrohen virusit, nuk përjashtohet forma e rëndë klinike edhe tek pacientët më të rinj dhe se përveç mushkërive, KOVID-19 i sulmon të gjitha organet dhe sistemin organik.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, ministri kumtoi se në Klinikën gjinekologjike-obstetrike të gjithë të cilët kanë simptoma të koronavirusit dhe se është bërë rrugë tërësisht e izoluar për lehonat të cilët janë pozitivë.
Për të shëruar nga infektimi konsiderohen njerëzit të cilët kanë dy teste negative të koronavirusit. Ky algoritëm, përveç për të hospitalizuarit, vlen edhe për pacientët në mjekim shtëpiak të cilët janë në komunikim të vazhdueshëm me mjekët amë.
Epidemiologët rekomandojnë që personat të cilët kanë ardhur nga jashtë vendit përveç karantinës 14 ditore shtetërore, në mënyrë shtesë të kalojnë edhe 14 ditë në vetë izolim kur do të kthehen në shtëpi sepse karantinën shtetërore e kanë kaluar në qendra kolektive.
Rekomandimin e kumtoi kryeministri Oliver Spasovski i cili në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin Filipçe i kumtoi masat e reja të përforcuara për lëvizje të kufizuar dhe orë më të gjatë policore. Ato vendosen për shkak të asaj që po përhapet infektimi, qytetarët nuk i respektojnë masat, ka raste të sjelljes së papërgjegjshme dhe duke e pasur parasysh atë që koha po ngrohet dhe vijojnë festa fetare.
“Përgjegjësia e qytetarëve nuk ishte në lartësinë e detyrimit që secili prej nesh e kishte dhe shumë lehtë tejkalohen dhe nuk respektohen rekomandimet e dhëna nga ekspertët dhe kjo është arsyeja pse ne i miratuam këto masa për ndalesë të lëvizjes, gjegjësisht kohëzgjatjen e orës policore”, tha kryeministri Oliver Spasovski.
Masat e reja do të fillojnë të vlejnë prej nesër, 8 prill të vitit 2020, për tërë territorin e shtetit. Ora policore në vend në orën 21.00 do të fillojë në orën 16:00 dhe do të përfundojë në orën 05:00 në ditët e punës, ndërsa gjatë fundjavës (e shtunë dhe e diel) do të ketë orë policore tërë ditore për të gjithë qytetarët, gjegjësisht nga ora 16:00 të premten deri në orën 05:00 të mëngjesit ditën e hënë.
Personat mbi moshën 67 vjeç prej nesër do të mund të lëvizin vetëm nga ora 10:00 deri në orën 12:00, ndërsa për të rinjtë deri në moshën 18 vjet ndalohet lëvizja gjatë gjithë ditëve të punës, prej të hënës deri të premten, përveç në periudhën prej orës 13:00 deri në orën 15:00.
Ndalohet lëvizja e të gjithë qytetarëve në vende publike dhe hapësira publike në grupe më të mëdha se dy persona, me ç’ rast është e lejuar prindi të jetë në grup më të madhe me fëmijët e tij deri në 14 vjet.
Për aktivitetet bujqësore lejohet lëvizja brenda territorit (atarit) të fshatrave, ekskluzivisht për nevoja pune.
Farmacitë do të punojnë pa probleme, ndërsa Ministria e Shëndetësisë do të hartojë plan për funksionimin e qetë të institucioneve shëndetësore. Përjashtimet nga ndalesa e lëvizjes vlejnë për policinë, ushtrinë, punonjësit shëndetësorë (në ISHP dhe IPSH, si dhe mjekët e familjes) dhe për dyqanet e restorantet që kryejnë dorëzim të produkteve, me ç’ rast angazhimet e tyre ata do t’i realizojnë pa probleme.
“Sipas ekspertëve, në dy-tre javët e ardhshme do ta arrijmë kulmin e numrit të personave të infektuar me koronavirus, i cili me siguri do të jetë midis 2,000 dhe 2.500 raste të konfirmuara, por është më mirë të përgatitemi për më shumë, ndërsa të jenë më pak”, theksoi Spasovski.
Këtë vit, festat e Pashkëve dhe Ramazanit, si dhe të gjitha festat e tjera, tha kryeministri Spasovski, duhet dhe do t’i kalojmë në shtëpi dhe këtë vit besimtarët do t’i dërgojnë lutjet e tyre nga shtëpia.
“Populli dhe shteti vetëm së bashku mund ta parandalojnë përhapjen e virusit”, theksoi tutje Spasovski.
Secili prej nesh, nënvizoi ai, është përgjegjës, kështu që, porositi, “zvogëloni kontaktin fizik në minimum, rrini në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur”.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...