Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 657 teste, ndërsa janë regjistruar 53 raste të reja me COVID-19.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (53), janë regjistruar 16 riinfeksione.
Nga MSH njoftojnë se janë regjistruar edhe 36 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Gjatë 24 orëve të kaluara nuk është regjistruar asnjë humbje jete. Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga “Termini Im”, nuk është regjistruar asnjë humbje jete.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 343.515, numri i të shëruarve është 333.647, numri i atyre që humbën jetën 9.551 dhe numri i rasteve aktive është 317.
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele