Një person ka ndërruar jetë kurse dy të tjerë janë plagosur rënd në një aksident trafiku që ka ndodhur sot pasdite në fashitin Skudrinje.
Sipas SPB-Tetovë, jetë ka ndërruar 52-vjeçari A.D. nga Shkupi pasi në rrugën rajonale Mavrovi Anovi- Dibër, në afërsi të urës së Skudrinjës janë përplasur makinat “Mercedes” me targa të Dibrës dhe makina “Audi” me targa të Shkupit. A.D. ka qenë pronar i makinës Audi, ndërsa shoferi dhe pasagjeri tjetër kanë marrë lëndime të rënda pas çka fillimisht janë dërguar në Spitalin e Dibrës, për t`u transferuar më vonë në Klinikën e Shkupit, transmeton alsat.
Shoferi i makinës “Mercedes” nuk ka lëndime të rënda.
Me urdhër të prokurorit, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.
“Ik se po të mbys shpulla” – Eskalon debati në kërcënime mes...
Agani premton “dy vite pushim të lehonisë” për gratë e punës...
Shkup: Gjendet i vdekur një shtetas turk
Qasja e LDK-së ndaj ujdisë së Ohrit, Haziri: Marrëveshje të ...
Parlamenti i BE-së miraton një kredi rreth 38 miliardë dolla...
“Nuk flas me pijanece unë”, Mevlani shokon me deklaratë