5 mijë të ftuar në ceremoninë e Aleksandar Vuçiq

09:15 | 12 Qershor 2017
Arbresh.info

Në një ceremoni me rastin e marrjes së zyrës së Presidentit, nga Aleksandar Vuçiq në Serbi pritet që të jenë më shumë se 5 mijë të ftuar, duke përfshirë edhe 20 krerë të shteteve dhe qeverive.

Ceremonia në fjalë është planifikuar të mbahet me 23 qershor , kur edhe në Serbi paralajmërohet arritja e një numri të madh të liderëve dhe ministrave të jashtëm, raporton b92, transmeton Indeksonline.

Arritjen në këtë ceremoni tashmë e kanë konfirmuar: president i Sllovenisë, Malit të Zi dhe Kroacisë, të gjithë anëtarët e presidencës trepalëshe të BiH-it dhe presidenti i Maqedonisë, teksa Vuçiq ka deklaruar se pritet që të vijnë edhe përfaqësuesit e lartë të Rumanisë, Greqisë dhe Austrisë ndërsa nga BE-ja, Komisoneri Johannes Hahn dhe nga Rusia e Kina sipas tij do të arrijnë disa dërguar të posaçëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme