4 të vdekur dhe 37 raste të reja me Covid në Maqedoni, shërohen 131 pacientë

13:52 | 14 Shtator 2020
arbresh.info

Në 24 orët e fundit janë bërë 464 teste për covid 19 dhe janë regjistruar 37 raste të reja në Maqedoni.

Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 20 raste të reja, më pas në Kumanovë dhe Tetovë nga 3, në Strugë, Ohër, Gostivar dhe Koçan nga 2, ndërsa në Shtip, Veles dhe Kriva Pallankë nga 1 rast.

Kanë ndëruar jetë katër pacientë. Bëhet fjalë për një 57 vjeçar nga Vinica, dy pacientë të moshës 57 dhe 77 nga Ohri dhe një 74 vjeçar nga Struga, shkruan Zhurnal.

Nga ana tjetër janë shëruar 131 pacientë.

Deri tani në vend gjithsej janë infektuar 15827 persona. Prej tyre 13315 janë shëruar, 652 kanë vdekur ndërsa rastet aktive për momentin janë 1860.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme