Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.197 testime për coronavirus, ndërsa 711 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej rasteve të reja në Shkup janë 505, Kavadari – 30, Strumica – 26, Kumanova – 25, Ohri – 21, Manastiri dhe Shtipi – 17, Prilepi – 12, Struga dhe Gjevgjelia – 9, Tetova – 7, Velesi – 5, Gostivari, Negotino dhe Bogdanci – 4, Dellçeva – 3, Koçani, Probishtip dhe Demir Kapi – nga 2, Kërçovë, Sveti Nikollë, Resnjë, Kriva Pallanka, Berovë, Makedonski Brod dhe Dojran – nga 1.
Prej këtyre rasteve 84 janë riinfektime.
Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 22 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19, ndërsa nga sistemi “Termini im” janë regjistruar edhe 4 pacientë të vdekur të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 26 deri 27 janar 2022.
Ndërsa ISHP në 24 orët e fundit ka regjistruar 7.170 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 268.901, prej të cilëve 246.864 janë shëruar, ndërsa 8.409 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri sot (31 janar) është 13.628./Telegrafi/
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’