Inicohet shkarkimi i Abazoviqit nga posti i zëvendëskryeministrit

20:05 | 19 Janar 2022
Përparim Bublaku

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapić ka njoftuar se i ka dorëzuar Kuvendit të Malit të Zi një iniciativë për shkarkimin e zëvendëskryeministrit të deritashëm Dritan Abazoviq.

Në vend të Abazoviq, ai ka propozuar ministrin e Financave Milojko Spajiq për zëvendëskryeministër të ri në Qeverinë e Malit të Zi.

“Për një Mal të Zi të shëndetshëm”, ka shkruar ndër të tjera ai.Kujtojmë se Abazoviq ka ndërmarr një iniciative për krijimin e një qeverie të re të pakicës në këtë shtet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme