Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.276 teste, ndërsa janë regjistruar 214 raste të reja me COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni
Në Shkup – 94, Kumanovë – 29, Tetovë – 19, Prilep dhe Vinicë nga 7, Ohër – 6, Veles, Koçan, Negotinë dhe Sveti Nikollë nga 5, Shtip dhe Strumicë nga 4, Manastir, Kavadar, Strugë dhe Kërçovë nga 3, Gostivar, Radovish dhe Bogdanci nga 2, Gjevgjeli, Resnjë, Dellçevë, Probishtip, Krushevë dhe Makedonski Brod nga 1.
Sot janë regjistruar 305 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Janë konfirmuar 36 viktima. 11 nga Shkupi (63, 65, 65, 68, 70, 71, 72, 75, 76, 79 dhe 86), 5 persona nga Manastiri (52, 60, 66, 68 dhe 70 ), 3 persona nga Kumanova (68, 79 dhe 84) nga 2 persona nga Tetova (76 dhe 82), Velesi (58 dhe 71), Gostivari (73 dhe 74), Kavadari (70 dhe 75), Strumica (64 dhe 78) ) dhe Gjevgjeli (60 dhe 68), dhe nga një viktimë nga Prilepi (88), Ohri (87), Struga (46), Koçani (82) dhe Kërçova (68).
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 152.581, numri i pacientëve të shëruar është 133.070, numri i vdekjeve është 4.891, ndërsa numri i rasteve aktive është 14.620.
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024