35 të vdekur e 2,399 raste të reja me koronavirus në Kroaci

13:29 | 7 Nëntor 2020
Arbresh.info

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 2.399 raste të reja të infektimit me koronavirus dhe 35 persona të tjerë kanë ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Selia e Mbrojtjes Civile e Republikës së Kroacisë njoftoi se numri i rasteve aktive në Kroaci sot është gjithsej 15.542.

Midis tyre, 1.330 pacientë janë në spital, nga të cilët 128 në respirator.

“Që nga 25 shkurti 2020, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, janë regjistruar gjithsej 64.704 raste të infeksionit me koronavirus, nga të cilët 752 kanë vdekur, gjithsej 48.410 njerëz janë shëruar, nga të cilët 2.389 në 24 orët e fundit”, tha mbrojtja civile.

Aktualisht, 31.642 njerëz janë në vetizolim.

Deri më tani, gjithsej 550.229 njerëz janë testuar, nga të cilët 8.624 në 24 orët e fundit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme