Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, mori pjesë në ceremoninë e nisjes së presidencës spanjolle të BE-së. Ajo foli dhe për zgjerimin e bllokut duke konfirmuar se Ballkani Perëndimor nuk do të lihet në duart e Rusisë apo Kinës.
“Dëshiroj ta vazhdoj eksperimentin duke u përpjekur se si do të duket Bashkimi Europian në të ardhmen. A mund ta imagjinojmë BE-në pa Ukrainën, Moldavinë, pa Ballkanin Perëndimor? Dhe ato pjesë të Europës të mbeten nën ndikimin e Rusisë dhe Kinës? E pamundur! Kështu që drejtimi i rrugës sonë është I qartë. Prandaj kemi nisur të mendojmë se si mund të garantojmë që Europa do të jetë e plotë, që ato vende të jenë pjesë e Bashkimit Europian, dhe këto janë vendim kyçe që duhet të marrim. Do të duhet të përcaktojmë se si do të duket procesi i vendimmarrjes.”
“Çështja e zgjerimit është në tryezë. Sigurisht që do të ketë një debat lidhur me reformën institucionale. Por pyetja kryesore që duhet të bëjmë është se ku e shohim ne BE-në në 4 apo 10 vite. Në pikëpamjen time, besoj se duhet të ecim përpara drejt një Bashkimi Europian më tepër federal. Duhet të ndajmë më shumë politika të përbashkëta, të ndajmë më shumë sovranitet. Duhet të gjejmë përgjigje të përbashkëta për sfida të përbashkëta, me të cilat shoqëritë dhe vendet tona po përballen.” /a2news/
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...