Google ADS

Sot fillon zbatimi i masave të reja në Maqedoni, restorantet do të mbyllen në ora 18:00

09:13 | 18 Dhjetor 2020
V. S.

Prej ditës së sotme fillon zbatimi në praktik i masave të reja shtrënguese të cilat me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI) i miratoi Qeveria.

Me masat të cilat do të jenë në fuqi deri më 20 janar, orari i punës i objekteve hotelierike dhe gastronomike shkurtohet deri në ora 18:00, ndalohet edhe organizimi i ahengjeve të ndryshme në prag të festave të fund-vitit dhe grumbullimi i më shumë personave.

Këto masa sipas kompetentëve kanë për qëllim që të shmangin rritjen e numrit të të infektuarve nga Covid-19, në prag të festave të fund-vitit.

Masat në fjalë ndalojnë edhe organizime për pritjen e Vitit të Ri në hapësira të hapura dhe të mbyllura nga personat fizik dhe juridik./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme