Qeveria të sigurojë ndihmë financiare dhe mbështetje për kompanitë të cilat nuk do të mund t’i kryejnë aktivitetet e tyre afariste për shkak të virusit ose do t’i kryejnë me vëllim dukshëm më të vogël, kryesisht dhe vetëm për sigurimin e mjeteve për pagë të punëtorëve, është një nga propozimet e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë për pakon e pestë të paralajmëruar të masave antikrizë.
“LSM kërkon subvencionimi i pagës si masë të vazhdojë aty ku prodhimtaria është ulur siç është konfirmuar kjo edhe me pakon e katërt të masave, por të paguhet direkt në llogaritë e punëtorëve që u tregua si më se e nevojshme për shkak të keqpërdorimit të serishëm të mjeteve nga mbështetja financiare për pagesë të pagave të punëtorëve e siguruar nga Qeveria, duke pasur parasysh atë që edhe për herë të pestë, pronarët, lanë punëtorë pa kurrfarë ekzistence, ndërsa për këtë merrnin mjete nga shteti”, njoftoi sot LSM.
Në mënyrë shtesë, kërkojnë nja nga kushtet kryesore për marrjen e mbështetjes financiare të jetë kthimi i punëtorëve të cilët ishin larguar nga puna, ndërsa gjithashtu edhe e obligueshme të jetë për shfrytëzimin e masës që punëdhënësit të cilët kanë marrë mbështetje financiare për pagesë të pagave t’i mbajnë gjegjësisht të mos ketë largim të punëtorëve të paktën tre muaj pas përfundimit të masës.
Nga LSM konsiderojnë se punëtorët të cilët shfrytëzonin masa si të sëmurët kronikë, gratë shtatzëna, ruajtja e fëmijës deri 10 vjet, duhet të paguhen në vlerë të pagës së tyre, pa ulje të saj, ndërsa njëkohësisht të kenë kujdes edhe për nënat të cilat kanë shfrytëzuar pushimin e lehonisë, ndërsa iu ishte ndërprerë kontarata për punësim për ndonjë bazë dhe të njëjtat të kenë të drejtë të pushimit të paguar të lehonisë.
LSM përsëri propozon që kompensimi i pagës për mungesë nga puna për shkak të infeksionit nga Kovid-19, izolim dhe vetëm izolim për shkak të ekspozimit në Kovid-19 të jetë 100 për qind nga baza e përcaktuar me ligj.
Ata propozojnë kahëzim drejtë zbatimit të furnizimeve publike nga ana e organeve shtetërore, vetëm nga kompanitë vendore të cilët nuk kanë larguar punëtorë pa bazë dhe nuk kanë keqpërdorur nga ndihma financiare për pagesë të pagave.
Gjithashtu, kërkojnë që Qeveria të ketë kujdes, mbështetja financiare dhe investimet të sigurohen për kompani të cilat i respektonin ligjet dhe marrëveshjet kolektive, të cilat nuk kanë keqpërdorur mjete nga mbështetja financiare nga shteti dhe të cilat nuk kanë larguar punëtorë pa kurrfarë baze, si dhe të obligohen kompanitë të cilat do të marrin nga mbështetja financiare dhe investimet në mënyrë obligative t’i kthejnë punëtorët të cilëve ua kanë ndërprerë marrëdhënien e punës.
Propozojnë që edhe një nga kushtet për sigurimin e mbështetjes financiare dhe investimeve nga ana e shtetit të jetë organizimi sindikal në kompani, që të mundemi edhe ne si përfaqësues të punëtorëve të garantojmë dhe ta kontrollojmë shfrytëzimin e mjeteve, krahas të tjerave për pagë dhe sigurim social të punëtorëve.
Sipas Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, duhet të ndërmerren të gjitha përpjekjet me pakon e pestë të masave t’u ndihmohet punëtorëve, ndërmarrjeve dhe shërbimeve publike që ta mbijetojnë krizën, kështu që do të munden normal të kthehen në aktivitetet e tyre kur ajo të përfundojë.
Të gjitha masat, konsideron LSM, duhet të jenë të drejtuara kah ruajtja e vendeve të punës, ndërsa në ndërkohë të mbrohen nga papunësia dhe humbja e të ardhurave dhe të zbuten humbjet financiare. Njerëzit të cilët janë të sëmurë, të cilët kujdesen për familjen ose nuk janë në gjendje të punojnë për shkak të virusit korona, nuk duhet të vuajnë financiarisht, prandaj për këtë, nga ana e Qeverisë, nevojitet që të sigurohet ndihmë financiare për të gjithë, porosisin nga Lidhje e Sindikatave të Maqedonisë.
E tradhtoi shoku më i afërt? – Leo i “kërkon” llogari Gjesti...
Zgjedhet Formacioni i vitit 2024 në Superligë sipas votave t...
Zvicra dhe BE arrijnë marrëveshjen/ Synohet forcimi i lidhje...
A do të rikthehet ndonjë ish-banor sonte në Big Brother VIP ...
Turqia thirrje që grupet militante kurde të dorëzojnë armët
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...