Kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi përmes një shkrimi në facebook ka kujtuar 27 Prillin “Ditën e të Pagjeturvë në Kosovë”.
Ai shkruan se, Kosova tanimë është e gatshme, që para Serbisë të përdorë mekanizma ndërkombëtar e të kërkojë me insistim zgjidhjen e kësaj çështje.
“Familjarët e shoqëria kosovare, vazhdon të jetë në kërkim të një të drejte themelore humane siç është gjetja e të afërmve të marrë peng, duke bartur plagë të madhe në vazhdimësi. Kosova tanimë është e gatshme, që para Serbisë të përdorë mekanizma ndërkombëtar e të kërkojë me insistim zgjidhjen e kësaj çështje.
Bashkësia Ndërkombëtare, posedon mjaftueshëm fakte që të afatizoj Serbinë në zbardhjen e detajuar për çdo të pagjetur, domosdoshmërisht.” ka shkruar Arifi në Facebook. /arbresh.info/
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...