Një dokumenti i brendshëm i Këshillit të Bashkimit Europian që mban datën 5 Maj kërkon që vendet anëtarë të mbështesin nisjen sa më shpejt të jetë e mundur të negociatave më Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vetë procesi i pranimit në BE ka siguruar nxitje më të fortë për reformat dhe si i tillë, më shumë demokraci, stabilitet dhe prosperitet për popullatat përkatëse. Tani është thelbësore që negociatat e pranimit të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ecim përpara, së bashku me ruajtjen e vrullit të reformave në dy vendet”.
Ky draft paraprak do të kërkojë pëlqimin e të gjitha vendeve anëtare në mënyrë që të zhvillohen edhe konferencat e para ndërqeveritare me Tiranën dhe Shkupin. Në dokument thuhet se vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë integrale e Europës dhe e ardhmja e tyre është në union.
Nisjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut e ka kërkuar edhe Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi pas një takimi me Ministrat e Jashtëm të unionit këtë të hënë në Bruksel.
“Në Këshillin e Punëve të Jashtme të Komisionit Evropian sot ishte një diskutim i mirë për Ballkanin Perëndimor, duke konfirmuar se perspektiva e rajonit në BE është e padiskutueshme dhe angazhim për të rritur më tej bashkëpunimin. Nevojë për të filluar bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë”.
Varheji thotë se Bashkimi Europian do të ndjekë një qasje të koordinuar me Ballkanin Perëndimor drejt lindjes dhe drejt jugut të kontinentit.
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?