Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë rer 3.597 teste, ndërsa janë regjistruar 656 raste të reja me coronavirus.
Në Shkup – 257, Manastir – 38, Kumanovë – 34, Prilep – 31, Shtip – 30, Kavadar – 27, Tetovë – 26, Veles – 24, Koçani – 23, Ohër dhe Kriva Pallanka nga 18, Strumicë, Negotinë dhe Dellçevë nga 13, Gjevgjeli – 12, Kratovë – 11, Radovishi – 10, Resnja, Probishtip dhe Demir Hisar nga 8, Struga – 6, Kërçovë, Sveti Nikollë, Krushevë dhe Makedonska Kamenica nga 4, Berovë, Vinicë, Bogdanci dhe Demir Kapi nga 3.
Janë regjistruar 273 pacientë të shëruar nga COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 13 persona të vdekur: 4 të vdekur nga Shkupi (67, 76, 80 dhe 86), 2 të vdekur nga Kumanova (65 dhe 70) dhe nga një i vdekur nga Gjevgjelia (71), Kavadari (84) , Ohër (76), Prilep (71), Radovish (70), Sveti Nikollë (83) dhe Shtip (74).
Po ashtu, sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë KOVID-19 nga “Termini Im” janë raportuar tetë persona të vdekur me datën e vdekjes nga data 31.10.2021 deri më 08.11.2021. Janë regjistruar persona të vdekur nga Shkupi (4), Prilepi (1), Ohri (1), Kavadari (1) dhe Velesi (1) të moshës nga 49 deri në 89 vjeç, nga të cilët 2 kanë vdekur në shtëpi dhe 6 në spital.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 207.566, numri i të shëruarve është 191.922, numri i të vdekurve është 7.276, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.368.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë