Google ADS

27 Prilli: Sot seancë e re

08:32 | 31 Tetor 2018
Arbresh.info

Në Gjykatën penale në Shkup sot vazhdon gjykimi për ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar.

Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe duhet të vazhdojë me rishikimin e video xhirimeve nga kamerat e sigurisë në Kuvend. Kjo është seanca e tretë për rastin këtë javë, ndërsa seanca të reja janë caktuar për nesër dhe pasnesër.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska e shtyu seancën e djeshme për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore të njërit nga të akuzuarve, por theksoi se duke marrë parasysh që dy seancat e fundit kanë zgjatur shumë shkurtë, të ardhshme do të zgjasin më gjatë, me qëllim që të arrihet ajo që ishte paraparë të përfundohet në këto seanca.

Për rastin “27 Prilli” të akuzuar janë gjithsejt 33 persona, 31 prej të cilëve për rrezikim terrorist të rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje. Në bankën e të akuzuarve janë Ljuben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukovski, Ljupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov, Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski-Levi, Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sashko Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska-Bozhimovska, Ivan Cvetanovski, Boris Damovski, Bogdan Ilievski-Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mllademovski, Mihaill Mlladenovski, Zaharie Simovski, Mlladen Dodevski, Jane Çento, Gorançe Angellovski, Igor Jug, Ilija Spaveski, Vllatko Trajkov, Villijam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski-Koljo, Aleksandar Vasilevski-Ninxha dhe Mitre Pitropovski./medial.mk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme