Google ADS

27 dhe 28 nëntori ditë zie në Tetovë për shkak të tërmetit në Shqipëri

20:38 | 26 Nëntor 2019
Arbresh.info

Komuna e Tetovës me seancë të jashtëzakonshme të Këshillit Komunal vendosi që të shpallë ditë zie dhe të ndajë mjete financiare për të ndihmuar popullatën në Shqipëri pas tërmetit.

“Dita e mërkurë, 27 dhe dita e enjte 28 nëntori janë ditë zie në Komunën e Gostivarit në shenjë solidariteti me viktimat e tërmetit në Shqipëri. Vendosëm që të ndajmë 1.5 milionë denarë si ndihmë humanitare. Mjetet do t’i dhurohen qytetit të Durrësit”, tha Bekim Memeti, kryesuesi i këshillit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komuna e Tetovës gjithashtu organizoi pika grumbullimi për dhurim për viktimat e tërmetit. Ndihma mund të lihet te Njësia kundër zjarrit në Tetovë në rrugën ‘Industriska’.

“Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, mbledhja e parë e donacioneve do të nisë më 27 nëntor dhe deri në ora 12:000 menjëherë do të dërgohen në Shqipëri. Me mbledhjen e donacioneve do të vazhdojë edhe ndrimi i dytë që do të zgjasë deri në ora 18:0”, njoftojnë nga Komuna e Tetovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme