Gjithsej 2674 qytetarë për momentin presin për marrje të shtetësisë së Maqedonisë së Veriut. 1800 prej këtyre aplikimeve gjenden në Agjencinë për Siguri Kombëtare, ku po bëhen kontrolle të sigurisë, tregon për TV21 zëvendësministri i Brendshëm, Nazim Bushi.
Ai shprehet se Ministria e Brendshme nuk vendos nëse një qytetari t’i jepet ose jo shtetësia. Kryesorja për këtë vendim është Agjencia për Siguri Kombëtare. E njëjta nuk është nën kompetencë të MPB-së, po Bushi thotë se me drejtorin e Agjencisë janë zotuar për përgjigje sa më të shpejta.
“Para festave të Vitit të Ri kishim një takim me drejtorin e Agjencisë së sigurisë kombëtare ku tema kryesore ishte shtetësia dhe u zotuam se sa më shpejt të gjitha kërkesat që janë në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare të përgjigjen në afat kohor, sa më të shpejtë ligjor”, u shpreh Nazim Bushi – zëvendësministër për Punë të Brendshme.
Në 4 vitet e fundit, periudhën 2017-2020, sipas të dhënave të MPB-së, gjithsej janë dhënë 2671 përgjigje pozitive për shtetësi. Aplikuesit më të mëdhenj janë shqiptarë.
Shqiptarë: 2017 – 527, 2018 – 546, 2019 – 439, 2020 – 859. Maqedonas 2017 – 87, 2018 – 60, 2019 – 3, 2020 – 150.
Zëvendësministri Bushi pohon se duhet të ketë ndryshim të ligjit për shtetësi, por sipas tij, kjo gjë më shumë i përket politikës që të arrijnë konsensus, sepse siç shton, Ministria e Brendshme nuk e zgjidh problemin me shtetësinë. Sa i përket propozim/ligjit të opozitës shqiptare, sipas Bushit, jo gjithçka mund të kalojë.
“Kemi një propozim për shembull ku ata kërkojnë të tërhiqet Agjencia e Sigurisë Kombëtare që është pak non-sens sepse në të gjitha shtetet, çdokund në botë, Agjencia e Sigurisë Kombëtare duhet të jetë kyçe për dhënien e shtetësisë”, potencoi Nazim Bushi – zëvendësministër për Punë të Brendshme.
Në fund të 2020-ës, koalicioni opozitar Aleanca për Shqiptarët-Alternativa, në Kuvend propozoi ligj të ri për marrje të shtetësisë, por disa ditë më vonë i njëjti mori kritika të shumta nga Ministria e Punëve të Brendshme. Kjo rriti edhe akuzat e kundërakutat mes pushtetit e opozitës shqiptare, ndërsa që atëherë e deri më tani, projektligji ka mbetur në procedura kuvendore. Ministri i Brendshëm pat thënë se qeveria po përgatit tekst të ri për zgjidhje të këtij problemi, por deri më tani, i njëjti askund nuk duket në horizont. Opozita shqiptare këtë e ka quajtur tallje me fatkeqësinë e njerëzve pa shtetësi.
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...