Google ADS

24 të vdekur nga Covd-19 në Maqedoninë Veriore

20:12 | 18 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve ka regjistruar 107 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), ndërkohë, nga ana tjetër, 247 pacientë të tjerë kanë fituar betejën kundër këtij virusi,

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë Veriore, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 197.197, prej të cilëve 183.474 janë shëruar.

Vendi po ashtu ka regjistruar 24 viktima të tjera, duke e çuar në 6.964 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga koronavirusi.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 6.759.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.344.538 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.668 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme