23 viktima dhe 760 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

20:20 | 2 Shtator 2021
Arditë Shkodra

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 5.724 testime për coronavirus, ndërsa 760 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-325, Kumanovë – 65, Tetovë – 63, Gostivar – 37, Strumicë – 31, Kërçovë – 28, Strugë – 26, Ohër, Shtip dhe Dibër – nga 24, Kavadar – 18, Veles – 17, Prilep, Manastir dhe Radovish – nga 9, Koçani – 8, Negotina dhe Delçeva – nga 5, Sveti Nikole, Probistip, Kratova dhe Makedonska Kamenica – nga 4 secila, Resnja dhe Berova – nga 3 secila, Kriva Palanka, Vinica, Bogdanci dhe Makedonski Brod – nga 2 secila, Gjevgjelia, Valandova dhe Krusheva – nga 1.

MSH informon se kanë ndërruar jetë edhe 23 pacientë të tjerë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 644 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 178.159, prej të cilëve 157.294 janë shëruar, ndërsa 5.987 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive është 14.878.

Të ngjashme