Më 23 dhjetor do të miratohrt dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i liderit të VMRO-DPMNE-së, kur edhe pritet të mbahet Kongresi i jashtëzakonshëm i partisë.
Organizator për Kongresin ku pritet të zgjidhet pasardhësi i Gruevskit, Komiteti Ekzekutiv i partisë ka caktuar ish-ministrin Spiro Ristovski dhe anëtaren e Kryesisë së ngushtë të partisë, Svetlana Kolariq.
Në Kongresin e 23 dhjetorit, siç merr vesh gazeta KOHA, do të zgjidhen edhe anëtarët e rinj të Komitetit ekzekutiv, pasi një numër i konsiderueshëm tashmë kanë deponuar dorëheqjet.
Ndryshe, Gruevski ka drejtuar VMRO-në për 14 vite – nga viti 2003 kur e zëvendësoi Lubço Georgievskin, ndërsa katër herë është zgjedhur kryeministër i Maqedonisë. Së fundmi, ai është pjesë e tre lëndëve gjyqësore të inicuara nga Prokuroria Speciale. /koha.mk/
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...
Kelmendi, Bajramit: Platforma digjitalizimit nuk gjindet, ku...
Mungesa e fëmijëve, Drenusha shpërthen në lot
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...
Pedri: Agjentët e mi po merren me kontratën e re me Barcelon...
Baerbock: Vendimi i SHBA-së për armë me rreze të gjatë për U...