Google ADS

220 këmbësorë u gjobitën brenda pesë orësh në Maqedoninë e Veriut

14:51 | 12 Prill 2023
A. B.

Gjatë ditës së djeshme në intervalin kohor nga ora 09:00 deri më 14:00 nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoni të Veriut është realizuar kontroll i intensifikuar për shkelje të cilat i kryejnë këmbësorët.

Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 220 këmbësorë, ndërsa për 204 që kanë kaluar rrugën jashtë vijës për këmbësorë, raporton Zhurnal.mk.

Gjatë kontrollit janë shqiptuar sanksione edhe për 107 lloje të tjera në trafik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme