Prokurorët kroatë kanë njoftuar se kanë akuzuar 22 serbë etnikë për krime lufte të kryera gjatë konfliktit në vitet e 1990-ta.
Zyra e prokurorit në Zagreb ka thënë përmes një deklarate sot se 22 serbë kroatë janë akuzuar për vrasjen e 22 civilëve dhe dy zyrtarëve policorë, të cilët janë mbajtur në tri zona në lindje të shtetit më 1991.
Serbët kanë qenë pjesë e një grupi paramilitar që ka vepruar në lindje, gjatë viteve 1991-95 në luftën mes kroatëve dhe forcave serbe të përkrahura nga Beogradi.
Zyra e Prokurorit ka thënë se tetë të dyshuarit kanë urdhëruar 14 persona të tjerë “për rrahje dhe vrasje” të civilëve kroatë dhe për “marrjen ilegale të pengjeve”.
Akuzat po ashtu pretendojnë se tetë personat kanë udhëruar njerëz të tjerë të “torturojnë dhe vrasin të burgosurit e luftës” dhe të djegin e shkatërrojnë shtëpitë dhe bizneset e tyre.
Në akuzë pretendohet se të dyshuarit janë përgjegjës për granata, të cilat kanë vrarë civilët dhe u kanë shkatërruar pronat.
Krimet e supozuara janë kryer në fshatrat Çetekovac, Balinci dhe Çojlug në Kroaci, në shtator të vitit 1991./REL
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...