Më 21 mars sërish protesta për rastin e vrasjes së Almir Aliut

17:45 | 17 Mars 2018
Arbresh.info

Më datë 21 mars janë paralajmëruar protesta të reja, kundër vendimit për rikualifimin e lëndës në rastin e vrasjes së Almir Aliut.

Në seancën e fundit gjyqësore lënda e këtij rasti u rikualifikua nga vepër penale ‘vrasje’ në ‘aksident trafiku’. Kështu i akuzuarit për vrasjen e Almirit Boban Iliq, për shkak të rikualifikimit u la i lirë po atë ditë kur u mor ky vendim.

Protesta nën organizim të iniciativës qytetare “Drejtësi për Almirin” janë organizuar disa herë, ndërsa së fundmi ditën kur u rikualifikua lënda.

Qytetarë dhe familjarë para Gjykatës Themelore të Kumanovës kërkuan drejtësi për këtë rast. Ngjarjen tragjike ndodhi më 25 qershor të vitit 2016 ku i akuzuari Boban Iliq me veturën e tij të tipit “Mercedes C200”, goditi për vdekje vogëlushin./Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme