Dhjetëra të arrestuar dhe disa të lënduar është bilanci i incidenteve të djeshme në Selanik, pas protestës kundër marrëveshjes së Prespës.
Incidentet sipas medieve greke kanë qenë të nxitura nga radikalë të djathtë, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe “shock” bomba për ta shpërndarë grupin e personave të maskuar të cilët kanë hedhur koktej molotovi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Protestat janë zhvilluar në afërsi të panairit ndërkombëtar ku kryeministrit Tsipras dërgoi porosi se përmes marrëveshjes së Prespës, Selaniku do të shndërrohet në kryeqendër të Ballkanit.
“Prototip i pozitës greke për qasje në bashkëpunim dhe komunikim me të gjithë fqinjët është marrëveshja e Prespës, marrëveshje e cila i hap grekët drejtë botës , ndërsa Selanikut i jep mundësi që përsëri të bëhet kryeqendër e Ballkanit” deklaroi Alexis Tsipras, Kryeministër i Greqisë.
Në ndërkohë mediet greke vazhdojnë të publikojnë dokumente nga Wikileaks lidhur me negociatat për emrin.
Dokumenti i fundit është raporti i vitit 2008, në të cilin ish-ambasadori amerikan Philip Reeker, thotë se Kryetari i parë i Maqedonisë, Kiro Gligorov është pro kompromisit për çështjen e emrit.
Vijë e kuqe për Gligorovin ka qenë gjuha dhe identiteti të mbeten maqedonase, respektivisht maqedonas.
Javën e kaluar Wikileaks publikoi edhe dokumentet e ish-ambasadores në vend Julia Milovanovic, ku qëndron se emri Republika e Maqedonisë Veriore ka qenë në tryezë edhe në vitin 2008.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...