20 institucione shtetërore të Maqedonisë trajnohen për të dhëna gjeohapësinore

13:40 | 16 Shkurt 2017
Arbresh.info

Përfaqësues të 20 institucioneve shtetërore janë duke u trajnuar për të krijuar dhe standardizuar të dhëna gjeohapësinore në kompetencë të tyre.

Ata do të mundësojnë që këto të dhëna të jenë në dispozicion të gjeoportalit të Infrastrukturës kombëtare të të dhënave hapësinore të Kadastrës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Punëtoria ka filluar sot në Shkup nën organizimin e Kadastrës së Maqedonisë, së bashku me përfaqësues të Entit gjeodezik kroat dhe Kadastrës suedeze. Qëllimi i punëtorisë është rritja e ndëgjegjes për nevojat e zhvillimit dhe ndarjes së të dhënave gjeohapësinore përmes shërbimeve, në pajtim me direktivën evropiane – Inspire.

Punëtoria organizohet në kuadër të IMPULS projektit për Ballkanin Perëndimor që zbatohet me mjete financiare të Agjencisë ndërkombëtare suedeze të zhvillimit – SIDA.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme