20% e studentëve vlerësojnë se korrupsioni është shumë ose jashtëzakonisht shumë i pranishëm në fakultete dhe një pjesë e mirë e tyre e kanë përjetuar atë personalisht. Kjo është njëra nga gjetjet e studimit për perceptimin e korrupsionit në mesin e studentëve të realizuar nga Instituti për hulumtime strategjike dhe edukim.
“Çdo një në dhjetë studentë në vend profesori i ka kërkuar mito gjatë studimeve dhe këto janë të dhëna që na shqetësojnë. 6% e te anketuarve në vend thonë se i kanë ofruar mito profesorit për të marrë notë më të mirë,” deklaroi Misho Dokmanoviq, Projekti “Universitete pa korrupsion”, Instituti për hulumtime strategjike dhe edukim në Shkup.
Praktikat korruptive që studentët kanë identifikuar si më të zakonshme janë mashtrimet e studentëve në provime, angazhimi i personave të tjerë për të bërë punime ose teza në emër të tyre dhe detyrim nga ana e profesorëve për të blerë libër me qëllim për të marrë notë më të mirë. Një hulumtim i ngjashëm është realizuar edhe nga organizata në Shqipëri dhe Serbi.
“Më shumë se 90% aspak nuk e dinë as se si denoncohet korrupsioni dhe as nëse ekziston institucion kompetent ose organ në fakultete që është kompetent për këtë. I pyetëm edhe pse nuk e denoncojnë korrupsionin dhe një e treta e të anketuarve thanë se frikësohen nga pasojat nëse e paraqesin korrupsionin,” tha Misho Dokmanoviq, Projekti “Universitete pa korrupsion”, Instituti për hulumtime strategjike dhe edukim në Shkup.
Në Shqipëri ekziston informim shumë më i mirë i studentëve për denoncimin e korrupsionit kurse në Serbi ka perceptim më të ulët për kërkimin e mitos nga profesorët ose të detyrimeve për të blerë libër.
Korrupsioni në arsimin e lartë ka rënë edhe në vesh të Antikorrupsionit sipas të cilëve lufta duhet të fokusohet në ndërtimin e masave parandaluese.
“Korrupsioni gjenerohet prej brenda, vetë mënyra e zgjedhjes së titujve shkencor, gjatë zgjedhjes së dekanëve, me tregtimin e ndikimeve, me klientelizëm, me zgjedhjen e rektorëve siç ishim dëshmitarë tani, me akuza të ndërsjella dhe kandidatët e tjerë janë të korruptuar dhe të ngjashme, nuk e di çfarë masash të tjera duhet të ndërmerren për t’u ulur rreziku nga korrupsioni në arsim. Megjithatë edhe vetë hiperproduktiviteti, të them, i universiteteve që kemi në vend ndikon shumë edhe në cilësinë e arsimit. Edhe ky është një faktor rreziku nga korrupsioni,” deklaroi Vlladimir Georgiev, anëtar i Komisionit për parandalimin e korrupsionit.
Studimi ka përfshirë 300 studentë nga secili vend përkatës kurse pjesë e tij kanë qenë qendrat studentore në Shkup, Tetovë, Manastir e Shtip. Të dhënat nuk tregojnë dallime dramatike në rezultate nga qyteti në qytet ose nga universiteti në universitet./Alsat/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...