Google ADS

Shtatë vajza shqiptare përleshen me thika për një djalë

11:21 | 20 Qershor 2021
Arbresh.info

Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur në Greqi.

Shtatë vajza nga Shqipëria janë përleshur mes vete me thika.

Sipas medieve greke kjo ka ndodhur për shkak të një rivaliteti që kishin dy prej tyre për një djalë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes të së shtunës në Kolonos.

Njëra nga vajzat dhe plagosi dy vajza të tjera që janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

E dyshuara është arrestuar nga policia greke./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme