OBRM-PDUKM: Shilegov për një vit rriti çmimet e parkingjeve për 100 për qind

10:16 | 2 Korrik 2021
V. S.

Partia maqedonase opozitare OBRM-PDUKM thotë se Petre Shilegov për një vjet ka rritur çmimin e parkingjeve për 100 për qind.

“Parkingu në Vodno është rritur për 100%, nga 100 denarë për 1 orë në vitin 2019 në 200 denarë për vitin 2020”, thopnë nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre, për 100 për qind janë rritur edhe çmimet e kartelave mujore për parkim nga 1.000 denarë në 2.000 denarë.

“Parking më të shtrenjt paguajnë të gjithë banorët e Shkupit. Çmimi për një orë në Zonën A në vitin 2019 nga 45 u rrut në 50 denarë 2020. Parkimi në Zonën B është rritur nga 35 denarë në 40 denarë, ndërsa në C dhe D nga 25 denarë në 30 denarë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se është koha që LSDM dhe kryetarët e saj të shkojnë./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme