Gjykata Administrative pranoi ankesën e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës për votimin në vendvotimin 0543 në Dibër.
Kjo do të thotë se rezultatet e votimit për kryetar dhe këshilltarë në atë vend janë anuluar. Në Dibër më 31 tetor nuk do të ketë raund të dytë votimi, por në vendvotimin e përmendur do të mbahet rivotim.
Në raundin e parë, kandidati i Aleancës-Alternativës në Dibër, Bekim Pocesta fitoi 285 vota më shumë se rivali Hekuran Duka nga BDI.
Në këtë vendvotim janë regjistruar 697 votues. Në raundin e parë votuan 468 persona. Pocesta ka marrë 271 vota, ndërsa Duka 195. Në vend të tretë është kandidati i PDSH-së, Petrit Klenja. Ai mori vetëm 2 vota.
Ky vendim i Gjykatës Administrative vjen pasi koalicioni opozitar shqiptarë bëri ankesë ndaj procesit zgjedhor për disa arsye.
Ndër të tjera, procesverbali nuk është nënshkruar nga shumica e anëtarëve të Këshillit Zgjedhor, nuk janë deklaruar arsyet për këtë, nuk ka pasur nënshkrim nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve, dhe procesi në këtë vendvotim është udhëhequr nga një kryetar i cili më parë ka qenë i shkarkuar nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve./telegrafi/
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...