Propozimi për hapjen e ndryshimit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë për ndryshimin dhe plotësimin që Qeveria e miratoi në seancën e sotme të jashtëzakonshme tashmë arrit në kuvend, konfirmoi sonte Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
“Sa më erdh mesazhi se materiali ka arritur në Kuvend. Ende nuk e kam parë tekstin, por shpresoj se i njëjti do të publikohet në web-faqen e Qeverisë”, tha Xhaferi në emisionin “Top tema” në TV Telma, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në kontekst të Kushtetutës dhe Rregullores, Xhaferi tha se, janë caktuar kompetencat dhe institucionet kompetente të cilat mund të ngritin iniciativë për hapjen e ndryshimeve kushtetuese.
“Kryetari i shtetit, Qeveria, 30 deputetë apo 150 mijë qytetarë me nënshkrimet e tyre, me përfaqësues të caktuar mund të ngritin iniciativë për ndryshime kushtetuese dhe në nenin 194 nga Rregullorja është shkruar forma dhe përmbaja e propozimit të vendimit për hyrje në ndryshime kushtetuese, dhe cilat elemente duhet të përmbajë”, tha Xhaferi.
Ai theksoi se Kuvendi duhet që në afat prej tre ditëve të vërtetojë nëse ekzistojnë të gjitha elementet e nevojshme./Telegrafi/
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...