Agresiviteti i përhapjes së virusit korona në këtë valë të katërt nuk është aq i lartë sa para 2 javësh! Ka trend të stabilizimit të numrave, por ende jemi larg nga stabilizimi i gjendjes në përgjithësi thotë për TV21 zëvendësministri i Shëndetësisë Ilir Hasani, duke shtuar se ende nuk dihet se çfarë trendi do të marrë vala e katërt.
“Kemi filluar tani edhe me shkollat, nuk jemi të sigurt 100% se shkollat nuk do të ndikojnë në rritjen e numrit të të infektuarve. Ne saktë e dimë se është përqindje shumë e vogël e pacientëve të cilët janë të moshës nën 18-vjeçare, diku rreth 3%, por ne nuk e dimë se sa ata do të infektojnë më të rriturit. Në bazë të informacioneve primare që kemi nuk ka ndonjë problem të madh edhe pse kanë filluar shkollat me prezencë fizike”, tha zëvendësministri i Shëndetësisë Ilir Hasani.
Hasani shton se presioni në spitale mbetet serioz, ndonëse nuk është si ai që ishte para 2 javësh.
Hasani pohon se pikërisht vaksinimi si dhe shtrëngimi i masave mbrojtëse janë arsyeja që vala e katërt e pandemisë është më e butë.
“Ky vaksinim është përgjegjës për këtë valë që duket se është më e dobët se vala e mëparshme që e patëm. Ka shumë faktorë që kanë ndikuar në stabilizimin e gjendjes, uljen e valës së katërt, respektivisht vala e katërt është pak më e butë se e mëparshmja, të paktën ashtu kemi parandjenjën, të gjitha parametrave që i analizojmë na drejtojnë se vala e katërt është më e butë”, deklaroi Ilir Hasani – zëvendësministër i Shëndetësisë.
Në Maqedoninë e Veriut janë mbi 15 mijë raste aktive me COVID-19. Në krye të listës vazhdon të jetë Shkupi me mbi 6 mijë raste aktive, i ndjekur nga Tetova me mbi 1800, Gostivari mbi 1000 dhe Kumanova mbi 900 raste aktive. Që nga fillimi i pandemisë virusi korona u ka marrë jetën mbi 6 mijë qytetarëve.
Osmani mori pjesë në pritjen zyrtare të Krishtlindjes në Kat...
Nasim Haradinaj tregon daljen e parë para gjyqtarit: Kostumi...
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...