Gjatë ditës së sotme diku rreth orës 9 të mëngjesit në rrugën “Otokar Kershovani” në afërsi të Rektoratit në Shkup janë përfshirë nga zjarri tre makina, njofton Alsat.
Fillimisht zjarri ka shpërthyer në makinën “Opel Corsa”, supozohet nga ndonjë defekt dhe më pas zjarri ka kapluar edhe dy makina të tjera të parkuara në afërsi të “Opelit”.
Ekipi i zjarrfikësve ka dal në vendngjarje dhe ka shuar zjarrin duke parandaluar përhapjen e tij.
Nga ky aksident nuk ka persona të lënduar, por vetëm është shkaktuar dëm material tek makinat të cilat pjesërisht u përfshinë nga flakët.
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...