Presidenti Hashim Thaçi mbrëmë ka kërkuar sqarim nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev për telefonatën e tij me komikët rusë, se kinse ka marrëveshje mes Thaçit e dhe Vuçiçit për ndarjen e Kosovës.
Pavarësisht se Thaçi thotë se ideja që Kosova t’i jep 10 komuna Serbisë buron nga shkrimet e gazetës serbe Sputnik, një gjë të tillë nuk e thotë edhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.
Ai sot përsëri para mediave ka thënë se fjalët e tij kanë qenë të bazuara në atë që flitet në opinion dhe në atë që ka dëgjuar duke mos përmendur as edhe njëherë Gazetën Sputnik.
“Biseduam me Thaçin, kërkoi sqarim. Këmbeva edhe mesazh me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Dëshiroj edhe një herë të shfrytëzoj rastin nëse me deklaratën i kam prekur qytetarët apo presidentin e Kosovës nuk e kam pasur këtë qëllim. Ne jemi vende shumë miqësore. Unë shpresoj, të paktën e ndjej ashtu, se jam mik i qytetarëve të Kosovës. Asnjëherë nuk kemi pasur detaje për procesin negociues, siç deklarova edhe paraprakisht. E gjithë ajo që është temë e bisedimeve në çfarëdo kuloaresh kur bisedojmë prej asaj çfarë është e pranishme në opinion dhe ngjashëm. Edhe presidenti Thaçi, edhe presidenti Vuçiq e dinë se ne nuk dimë dhe nuk kemi ndarë informacione”, deklaroi sot Zoran Zaev.
Ndërkaq paraprakisht Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha kinse Zaev i ka thënë se informatat për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë dhe dhënien e 10 komunave e ka marrë nga Gazeta Sputnik.
“Unë mbrëmë kam zhvilluar një bisedë telefonike me Zaevin, rreth 20 minuta. Ai më ka thirrur për t’u sqaruar me atë që ai ka biseduar me njerëzit që e kanë thirrur. Më ka thënë qartë se kjo ka qenë një rrethanë ku ka rënë pre e mashtrimit. Gjoja se 10 komunat që do t’i jepen Serbisë janë të bazuara në thashetheme dhe dezinformata dhe në të dhënat e Gazetës Sputnik dhe thashethemet ruse. Më ka kërkuar falje mua personalisht dhe Kosovës dhe në të njëjtën kohë ka potencuar se ato që ai ka folur me mashtruesit, të cilët e kanë thirrur në telefon, se nuk ka asnjë fakt, asnjë evidencë, as informacion zyrtar për atë që ka deklaruar, por të gjitha janë të bazuara në thashetheme” tha sot para mediave Hashim Thaçi.
Në bisedën telefonike të publikuar nga komedianët rus, Zaev dëgjohet duke thënë se ka informata për ndarjen e Kosovës dhe se në marrëveshje parashihet që 10 komuna kosovare t’i jepen Serbisë. Sipas tij, në lojën për shkëmbimin e territoreve janë të përfshirë edhe Rusia dhe Turqia.
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb