Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev sot do të takohet me presidentin e Francës Emanuel Makron dhe kancelarin gjermane Angela Merkel, në kuadër të takimeve të hapura në Konferencën e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, që organizohet nga Franca dhe Gjermania. Por siç është paralajmëruar në agjendë takimi Merkel dhe Zaev do të zhvillohet para fillimit të takimit.
Sipas njoftimit të Kancelarisë gjermane, sot kancelarja Merkel fillimisht do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, për një bisedë.
“Kjo do të shoqërohet me një bisedë me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Më pas, kancelarja do të zhvillojë një bisedë dypalëshe me presidentin francez, shoqëruar edhe me një deklaratë të përbashkët.
Siç dihet, përpos Holandës dhe Danimarkës, Franca është një ndër vendet që vlerëson se Bashkimi Evropian nuk duhet të zgjerohet me çdo kusht.
Sipas agjendës të qeverisë gjermane, në konferencë do të merr pjesë edhe Federika Mogerini, përfaqësuesja e lartë për politik të jashtme të BE-së.
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...