Në dy ditët e para janë regjistruar mbi 136 mijë persona

14:08 | 7 Shtator 2021
V. S.

Gjithsej 136.773 persona, 41.478 amvisëri dhe 59.953 banesa janë regjistruar në dy ditët e para të regjistrimit të popullsisë në Maqedoni të Veriut.

Siç informojnë nga ESHS, mundësinë për vetregjistrim të personave që jetojnë jashtë vendit, deri sot në ora 07:30 e kanë shfrytëzuar 191,890 persona.

Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave në Maqedoni zyrtarisht ka filluar më 5 shtator, ndërsa do të zgjasë deri më 30 shtator.

Rezultatet e para pritet të publikohen në fillim të vitit të ardhshëm./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme