Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka pritur mbrëmë në takim Kryetarin e Selanikut, Janis Butaris.
Ahmeti dhe Butaris kanë diskutuar shumë hapur dhe miqësisht për çështje të interesit të ndërsjellë, shkëmbime kulturore, arsimore, bashkëpunim ndërkufitar të
komunave por edhe për kontestin e emrit dhe integrimet EuroAtlantike.
Lideri Ahmeti mbështeti të gjitha idetë për bashkëpunim midis komunave të udhëhequra nga Bashkimi Demokratik për Integrim me Selanikun dhe mirëpriti gatishmërinë e Butaris për ta thelluar komunikimin midis qyteteve tona.
Ahmeti dhe Butaris diskutuan edhe për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, me ç’rast u pajtuan që duhet të arrihet kompromis për kontestin e emrit sa më shpejt duke respektuar veçoritë e palëve dhe duke menduar për të ardhmën e përbashkët në familjen EuroAtlantike./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...