Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1996 testime për coronavirus, ndërsa 198 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej rasteve të reja në Shkup janë 120, Manastiri – 15, Prilepi – 11, Ohri – 7, Kumanova dhe Vinica – 6, Kavadari – 5, Tetova, Velesi, Shtipi dhe Kërçova – nga 4, Dibër dhe Kratovë – nga 2, Gostivar, Strumicë, Koçani, Strugë, Gjevgjeli, Sveti Nikollë, Dellçevë dhe Demir Hisar – nga 1.
Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 4 pacientë, ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe 5 pacientë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën nga 27 shkurti deri 2 marsi 2022.
Kurse ISHP ka regjistruar 276 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 301.491, prej të cilëve 290.254 janë shëruar, ndërsa 9.146 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri sot (13 mars) është 2.091.
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...