Raporti i Progresit që do të publikohet nga Komisioni Evropian më 17 prill, bashkë me vlerësimet për progresin e arritur vjetor do të paraqesë edhe progresin që vendi e ka arritur prej nënshkrimit të Deklaratës për Stabilizim Asociim.
Me këtë të fundit Komisioni Evropian do të bëjë krahasimin e progresit të arritur në Maqedoni me progresin e arritur në shtetet tjera të rajonit.
Gjithsesi vlerësimi i ashtuquajtur “vjetor” pos që do të përfshijë periudhën pas formimit të Qeverisë aktuale, do të përfshijë edhe periudhën që i parapriu zgjedhjes së qeverisë, përfshi edhe incidentet e 27 prillit.
“Sigurisht 27 prilli do të reflektohet, sigurisht se votimi i Kryetarit të Parlamentit, obstruksionet që u krijuan atje do të vlerësohen. Eventualisht situatat që mund të vlerësohen pas formimit të Qeverisë mund të jetë çështja e shkarkimeve të disa funksionarëve apo bordeve drejtuese në Qeveri. Edhe pse i kemi dhënë në Bruksel të gjitha argumentimet. Komisioni Evropian është shumë i ndjeshëm sa i takon shkarkimeve dhe emërimeve që gjithçka të jetë në vijë me procedurën, me ligjet, pa ndikime partiake në këtë drejtim”– deklaroi zv.kryeministër për Çështje Evropiane, Bujar Osmani./alsatm
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...