Google ADS

157 raste të reja me koronavirus në Serbi, 4 të vdekur

16:30 | 24 Maj 2020
Arbresh Info

Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë konfirmuar 157 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), kurse katër të tjerë kanë vdekur nga virusi.

”Në 24 orët e fundit janë testuar 5 086 persona”, deklaroi zëvendësdrejtoresha e klinikës infektive Ivana Milosheviç, e cila theksoi se janë të infektuar 3,08 për qind e tyre.

Aktualisht në spitalet e Serbisë janë shtruar 2 286 pacientë dhe 57 janë në respiratorë.

Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, në Serbi janë konfirmuar 9 326 raste, me 189 të vdekur dhe 1 426 të shëruar.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme